Vende të lira pune

Pozita: Zyrtar i lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës si vijon:

 

Pozita: Zyrtar i lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile
Referenca : ZSP-01/3-13
Shkalla: C-8
Numri i kryerësve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, zyrtari i lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile është përgjegjës për:

• koordinimin e mbështetjes së ofruar nga donatorët ndërkombëtarë apo vendorë në dhënien e mbështetjes profesionale dhe teknike për Kuvendin dhe Administratën e Kuvendit;
• kujdeset që mbështetja e ofruar nga donatorët të mos duplifikohet;
• çdo tre (3) muaj organizon takimin e koordinimit të donatorëve në mbështetje të punës së Kuvendit, ku diskutohet për arritjet dhe ngecjet eventuale në realizimin e programit të paraparë ndërmjet donatorëve dhe Kuvendit;
• përgatitë Raport gjashtë (6) mujor për Kryesinë e Kuvendit, lidhur me punën e donatorëve në mbështetje të Kuvendit dhe Administratës së Kuvendit;
• çdo fillim viti, së bashku me udhëheqësit e Departamenteve, Drejtorin e Drejtorisë së Personelit dhe Njësitë tjera të Administratës së Kuvendit, koordinon dhe harton listën e nevojave për mbështetje nga donatorët;
• bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, sidomos me ato të cilat e përcjellin punën e Kuvendit të Kosovës;
• shërben si pikë e kontaktit për organizatat e shoqërisë civile, për nevojat e trupave të punës së Kuvendit dhe mban kontakte të rregullta me këto organizata;
• administron bazën e të dhënave të shoqërisë civile të Kuvendit të Kosovës;
• monitoron pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në punën e komisioneve të Kuvendit dhe i raporton çdo gjashtë (6) muaj Sekretarit të Kuvendit për nivelin e kësaj pjesëmarrje;
• sipas kërkesave, këshillon komisionet dhe stafin e komisioneve për praktikat e mira të konsultimeve me shoqërinë civile, përmes dëgjimeve publike;
• përgatitë listën e organizatave të shoqërisë civile sipas profilizimit dhe sipas kërkesës së tyre kujdeset qe të njëjtave organizata t'u jepet akreditimi për përcjelljen e punës së komisioneve përkatëse;
• njofton Sekretarin dhe Kryesinë e Kuvendit, lidhur me shqetësimet që kanë organizatat e shoqërisë civile për qasje në punën e Kuvendit dhe trupave të tij të punës, si dhe kujdeset që këtyre organizatave ti ofrohet qasje në dokumente dhe ligje, për aq sa është e parapare dhe e lejuar me Rregulloren e Kuvendit dhe me Platformën e Kuvendit për Dialog me Shoqërinë Civile;
• organizon aktivitete të përbashkëta, përfshirë këtu, tryeza të rrumbullakëta/takime ndërmjet Kuvendit/administratës së Kuvendit dhe shoqërisë civile si dhe kujdeset që konkluzionet e dala nga takimet në fjalë të gjejnë zbatim;
• kryen edhe punë të tjera lidhur me fushëveprimin e pozitës dhe zyrës.

Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar / master i drejtësisë, ose shkencat shoqërore;
- njohuri të thella dhe të specializuara të fituara përmes shkollimit universitar, trajnimeve përkatëse;
- së paku tri (3) vite përvojë pune në Kuvend ,administratë shtetërore ose punë për një institucion ndërkombëtar
- njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
- përparësi përvoja në bashkëpunim dhe bashkërendim të ndihmës së donatorëve.
Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësia për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë, të lartë ose më të ulët si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- aftësi për të hartuar dokumente në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- Prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
- nivel të lartë personal dhe profesional të integritetit;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 20.08.2013, deri më 03.09.2013, deri në orën 16:00.