Vende të lira pune

Një zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Siguri

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të datës 25.maj 2006, administrata e Kuvendit në bashkëpunim me DICAF-in dhe OSBE-në shpall

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës:

Një zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Siguri

Kohëzgjatja e kontratës 1 (një) vit me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.

Zyrtari do t’i kryejë punët kryesisht në lidhje me veprimtarinë e Komisionit për Siguri. Duhet të jetë i kualifikuar dhe të ketë njohuri të mira për çështjet e politikës së sigurisë, të ketë aftësi të hulumtimit të paanshëm dhe të pavarur, me çka do t’i kontribuojë përmirësimit të punës së Komisionit të fushës së mbikëqyrjes dhe të legjislativit.
• Shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen.

Detyrat dhe përgjegjësitë themelore

• Zyrtari e mbështet punën e Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij në koordinim me kryetarin e Komisionit.
• Zyrtari nuk është i emëruar politik, por staf profesional i administratës , neutral dhe i paanshëm.
• Zyrtari do të bëjë hulumtime analitike për të përgatitur informata të shkurtra sipas nevojave dhe planit të punës së Komisionit. Zyrtari ka për detyrë të marrë pjesë në takime dhe dëgjime publike dhe është përgjegjës sipas nevojës të përgatisë përmbledhje të çështjeve kyçe që janë në shqyrtim.
• Zyrtari duhet të marrë pjesë në kurse të trajnimit dhe në takime relevante jashtë vendit, me kohëzgjatje për secilin deri në 8 ditë.
• Zyrtari , gjithashtu, duhet të ndihmojnë në sigurimin e informatave për Komisionin dhe të hartojë materiale të nevojshme për anëtarët e Komisionit si dhe të marrë pjesë në hartimin e raporteve finale të Komisionit.
• Zyrtari e vlerëson cilësinë e informatave,i analizon situatat komplekse politike dhe sociale, përmbledh hulumtimet qartas dhe i identifikon si dhe bën vlerësime të veprimeve të nevojshme.
• Zyrtari i përcjell zhvillimet lokale dhe rajonale në sferën e politikës së sigurisë dhe mban lidhje me organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare.

Kualifikimet e kërkuara

• Gjuha amtare e kandidatit duhet të jetë gjuha serbe dhe duhet të ketë aftësi të shkrimit dhe të folurit konciz të gjuhës angleze, në nivelin e nevojshëm për punë.
• Diplomë universitare nga drejtësia, administrata publike, shkencat politike ose nga sferat dhe niveli i ngjashëm.
• Përvojë profesionale ose akademike në çështjet e politikës së sigurisë apo në hulumtime është e dëshirueshme.
• Duhet të posedojë aftësi analitike për hartimin e raporteve dhe të rekomandimeve që përmbajnë të dhëna nga hulumtimet.
• Njohja e mirë e politikës dhe e proceseve legjislative si dhe njohja dhe kuptimi i rrethanave të Kuvendit të Kosovës janë esenciale.
• Aftësi për të krijuar rrjet të kontakteve profesionale në fushën e politikës së sigurisë, duke përfshirë këtu edhe kontaktet me parlamentet e vendeve të tjera.
• Aftësi për të demonstruar shfrytëzimin e maturisë dhe të diplomacisë, ushtrimin e gjykimit të mirëfilltë si dhe respektimin e nivelit të besueshmërisë.
• Aftësi për punë në një mjedis me informata të besueshme
• Njohja e punës me kompjuter , Microsoft Office

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe i mirëpret kërkesat e përfaqësuesve, të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e administratës së Kuvendit të Kosovës. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb faqja e Kuvendit të Kosovës www.assembly-kosova.org ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e vijuara, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit gabimisht dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr.” Nëna Terezë “ p.n.), ose me postë, si dhe në zyrën e personelit nr. N-217/II.

Për informata shtesë mund të njoftoheni në telefonat: 038 200 10 494 dhe 038 200 10 493.

Afati për konkurrim është prej 19 .3 deri më 2.4.2007 , në orën 17.00.