Vende të lira pune

Udhëheqës i Divizionit për Protokoll, Mbështetje të Deputetëve dhe Komunikim, (DPDK/01/09)

Dokumenti i Aplikimit

  • Numri i pozitave:1 (një)
  • Angazhimi:i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh     
  • Shkalla:B / 9




Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të sekretarit të Kuvendit do të shërbejë si zyrtar i lartë profesional në Kuvendin e Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe të koordinimit të detyrave dhe të përgjegjësive lidhur me aktivitetet e Divizionit për Protokoll, Mbështetje Deputetëve dhe Komunikim;
  • Organizon punët e protokollit të Kuvendit në përputhje me Ligjin për Protokollin e Shtetit, me Ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore dhe rregullave të protokollit, si dhe trajtimin, drejtimin dhe zbatimin e ceremonialit të Kuvendit;
  • Përgjegjës për organizimin, ndjekjen dhe programimin e pritjes dhe të përcjelljes në bazë të praktikave protokollare të vizitave të delegacioneve të huaja të institucioneve parlamentare ndërshtetërore në Kuvend;
  • Përgjegjës për koordinimin e punëve në seancat solemne, për mbështetje në seancat e rregullta dhe për vendosjen e trupit diplomatik dhe të të ftuarve të tjerë;
  • Realizimin e vizitave të kryetarit të Kuvendit, të Kryesisë dhe të komisioneve parlamentare duke u ofruar mbështetje për udhëtimet zyrtare;

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:

Të ketë të kryer fakultetin, drejtimi: juridik, marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikim, gazetari ose shkenca politike në njërin nga universitetet e njohura.
Aftësimi profesional nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderohet përparësi.

Përvoja:

Të ketë 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në shërbimin civil - në Komunikim, Protokoll. Përvoja në menaxhim  konsiderohet përparësi.

Aftësi gjuhësore: 

Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, e gjuhës serbe dhe njohja e mirë e gjuhës angleze, e  shoqëruar me aftësi të mira të hartimit. Njohja e  ndonjërës nga gjuhët e tjera zyrtare, që fliten në institucionet e BE-së, do të konsiderohet përparësi. 

Aftësi të tjera:

  • Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për të bashkëvepruar në marrëdhëniet efektive dhe të harmonishme me kolegët dhe me mbikëqyrësin.
  • Njohuri për punën e Kuvendit, të jetë i/e aftë ta përballojë dhe ta organizoj punën, të jetë në gjendje të punojë me orar të ndryshueshëm.
  • Aftësi për përdorimin e kompjuterit: Word, Excel etj.

Afati për konkurrim është prej 12 gusht, deri më  26 gusht 2009, deri në orën 16:00.