Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është themeluar me Ligjin nr. 04/L-146 për Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Agjencia është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e komplekseve memoriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me standardet vendore dhe ndërkombëtare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Agjencisë

Agjencia udhëhiqet nga drejtori, i cili është përgjegjës për:

1. administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë;
2. organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që u përkasin funksioneve të Agjencisë;
3. menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar Agjencisë;
4. menaxhimin e buxhetit të Agjencisë dhe për mënyrën e shpenzimit të tij;
5. përfaqësimin e Agjencisë, brenda dhe jashtë vendit;
6. lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare,në pajtim me ligjet në fuqi;
7. angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë;
8. ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Mandati i drejtorit të Agjencisë

Drejtori i Agjencisë zgjidhetme mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Drejtori i Agjencisë, gjatë mandatit, nuk mund të ushtrojë veprimtari politike dhe nuk mund të ushtrojë detyra tjera publike, për të cilat shpërblehet me pagesë.

Kandidatët për drejtor, duhet të plotësojë kushtet si vijon:
• të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• të këtë së paku diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
• të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
• të ketë integritet të lartë moral;
• të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune menaxheriale.


Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• CurriculumVitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 23.02.2018, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.