Vende të lira pune

Konkurs

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:


KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:


1. Pozita: Zyrtar i lartë për pagesa
Referenca : DBP-01/2-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë financiar - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë për pagesa, është përgjegjës për:
• Bashkërenditjen e aktiviteteve dhe punëve lidhur me listën e pagave për Kuvendin,
• sigurimin dhe lejimin e pagesave të pagave dhe kompensimeve në kohën e duhur,
• llogaritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me buxhetin,
• kontrollimin i listës së pagave, barazimin e vlerave,
• bashkëpunimin me shërbimin e personelit, për t'iu përmbajtur afateve të caktuara për çdo ndryshim eventual,
• inicimin e veprimeve dhe përgjegjësinë lidhur me pagesën e pagave, saktësinë dhe plotësinë e tyre,
• raportimin mujor, tremujor dhe vjetor në lidhje me shpenzimin e pagave dhe kompensimeve, si dhe raportet individuale,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar / master i ekonomisë,
• Përvojë profesionale në fushën ekonomisë dhe financave në administratën shtetërore së paku 3 vjet, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomike,
• Eksperiencë në punët financiare dhe të procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të hartuar dokumente buxhetore dhe financiare, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

2. Pozita: Zyrtar i lartë për kontrata
Referenca : DP-01/2-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë së Prokurimit, zyrtari i lartë për kontrata është përgjegjës për:
• Përcjelljen e aktiviteteve të prokurimit gjatë tërë procedurave,
• përgatitjen dhe lëshimin e ftesave për tender dhe i kërkesave për oferta,
• përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për prezantim para Komisionit Kontraktues të Kuvendit, ose të ndonjë organi tjetër financiar;
• përgatitjen e të gjitha kontratave në pajtim me ligjin,
• hapjen dhe në vlerësimin e të gjitha ofertave të pranuara nga operatorët ekonomikë në pajtim me ligjin,
• ushtruar liri të konsiderueshme të veprimit në të gjitha çështjet e përditshme profesionale, procedurale dhe teknike,në përputhje me ligjet, rregulloretdheudhëzimetadministrative në fuqi. Kërkon ndihmë konsultative, këshilluesenganëpunësitenivelitmëtë lartë vetëm në çështjetqë prekin politikat e përgjithshme;
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë fakulteti katërvjeçare/master në lëmin e ekonomisë, inxhinierisë dhe drejtësisë,
Përvojë profesionale së paku 3 vjet në lëmin e prokurimit publik,
Licencimi dhe trajnimi në lëmin e prokurimit është obligativ.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- Shkathtësi për zhvillim të shpejtë të aktiviteteve të prokurimit,
- Prirjepërzgjidhjeneproblemeve, përtë vlerësuarfaktorëtrelevantëdhe për të
përdorur iniciativën për t'i përshtaturpraktikatekzistuesenësituata dhe rrethanatë
reja;
- Aftësitëbëjëvlerësimetëdrejtanë situata komplekse,
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 

3.Pozita: Zyrtar i lartë për analiza buxhetore
Referenca : DHBA-01/2-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për hulumtime bibliotekë dhe arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:
- Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-në, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit,
- Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;
- Përgatit analiza të ndikimit të politikave të propozuara;
- Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evaluimit);
- Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;
- Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;
- Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore;
- Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;

- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë,
• Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të
procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
• Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;
• Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;
• Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare;
• Të kenë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;
• Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 

4.Pozita: Zyrtar i lartë për WEB (Uebmaster )
Referenca: DMP-01/2-16
Koeficienti: C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë


Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të njësisë , zyrtari i lartë për WEB është përgjegjës për:

• Në koordinim me kompaninë e jashtme të mirëmbajë ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës dhe ta administrojë atë;
• Të jetë i aftë të bëjë ndryshimet në ueb-faqe, sipas nevojës dhe rrethanave të reja;
• Të njohë gjuhët bashkëkohore programuese për ueb-faqe;
• Të kujdeset për sigurinë e ueb-faqes;
• Të publikojë materiale të ndryshme në ueb-faqen e Kuvendit;
• Ta mbikëqyrë punën e të autorizuarve të tjerë për publikimin e materialeve në ueb-faqen e Kuvendit;
• Të publikojë Informata për faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook;
• Të përgatisë dhe publikojë informata (video klipe) në kanalin zyrtar të Kuvendit në YOUTUBE, duke i ndarë dhe përgatitur në bazë të incizimeve elektronike të Kuvendit menjëherë pas seancave plenare;
• Të koordinojë aktivitete ndërmjet menaxhimentit të Kuvendit dhe Drejtorisë së IT-së dhe me sektorë të tjerë të Kuvendit;
• Të kujdeset për dinamikën e ueb-faqes dhe për numrin e përdoruesve të saj.

Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë të nivelit Baçelor, në fushën e teknologjisë informative me komunikim,
shkencat teknike, ose dizajn grafik.
- së paku 3 vjet përvojë pune në mirëmbajtjen e ueb-faqeve të ndryshme apo disejnimin e tyre.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera është përparësi.
- Të zotërojë shkathtësi për përgatitjen e publikimeve të shtypura cilësore.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- Shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit,
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- Aftësia për tëpunuar dhe komunikua rmeautoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë,më të lartë ose më të ulët, si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Aftësi të larta për punë ekipore.

 


5. Pozita: Zyrtar ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare
Referenca: DÇLP-01/2-16
Koeficienti: D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Çështje Plenare dhe Procedurale, zyrtari ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare, është përgjegjës për:

- Zbatimin e detyrave në funksion të punës së përgatitjes të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare,
- Evidentimin e shkresave, që procedohen përmes Njësisë për Propozime dhe Parashtresa, për të përgatitur Listën e çështjeve në pritje për procedim në Kryesinë e Kuvendit dhe në seancë plenare,
- Ofrimin e mbështetjes administrative gjatë mbajtjes së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit dhe seancës plenare dhe të ndihmojë në mbarëvajtjen e punimeve të seancës,
- Mirëmbajtën e Regjistrit të debateve parlamentare, të Deklaratave, të Rezolutave, të Interpelancave dhe të pyetjeve parlamentare për përgjigjen e ministrave me gojë dhe me shkrim në pyetjet e parashtruara nga ana e deputetëve,
- Paraqitjen pas çdo seance plenare agjendën e seancës së zhvilluar, duke shënuar për çdo pikë të rendit të ditës "miratim", "jo miratim" apo "shtyrje", rezultatet e votimit, si dhe listën e deputetëve që kanë diskutuar për çështje që janë shqyrtuar në seancë plenare,
- Mbajtjen dhe përditësimin e përbërjes së komisioneve parlamentare, të grupeve parlamentare, të Kryesisë së Kuvendit, përbërjen e koalicionit mazhoritar, opozitar dhe të deputetëve pa grup parlamentar,
- Procedimin e pyetjeve të deputetëve, që nuk kanë marrë përgjigje në dy seanca plenare, për publikim në Buletinin e Kuvendit dhe në faqen elektronike të Kuvendit,
Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i kësaj njësie, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - së paku Jurist i diplomuar/Master në drejtësi,
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet, në dhënien e këshillave juridike.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- Shkathtësi për të hartuar dokumente;
- Shkathtësi për të punuar në baza neutrale dhe të paanshme;
- Njohja programeve të MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

6. Pozita: Zyrtar për marrëdhënie dypalëshe
Referenca: DPMN-01/2-16
Koeficienti: D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari për marrëdhënie dypalëshe është përgjegjës për:

• Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet dypalëshe mes Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
• Të përgatitur materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
• Kryerjen e hulumtimeve, analizave dhe dhënien e rekomandimeve për shqyrtim dhe miratim nga nivelimë i lartë;
• Të bashkëpunuar me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit në ndihmë të deputetëve, gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dypalëshe.
• Të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Kosovës për realizimin me sukses të aktiviteteve dypalëshe.
• Të ndjekë vizitat dypalëshe që parlamentarët e huaj bëjnë në Kosovë, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe të kujdeset për të gjitha aspektet e realizimit me sukses të tyre.
• Zbatimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligjit për përdorimin e Simboleve Shtetërore dhe Rregullave të Protokollit;
• Zbatimin e Rregullores së Kuvendit të Kosovës për krijimin e grupeve ndërparlamentare të miqësisë dhe mbështetjen në realizimin e aktiviteteve ndërkombëtare për krijimin dhe forcimin e lidhjeve të tij me grupet ndërparlamentare të miqësisë
• Hartimin e shkresave, ftesave dhe telegrameve zyrtare të Kryetarit të Kuvendit për homologë dhe titullarë të organizatave e institucioneve të ndryshme ndërshtetërore.
• Të bashkëpunuar me përgjegjësin e Protokollit për realizimin e aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve dypalëshe.
• Të njoftuar me kohë për aktivitetin dypalësh që do të organizohet, kohën e saktë të qëndrimit, personat që do të udhëtojnë, llojin e dietës, palën që mbulon shpenzimet.
• Të sigurojë që materialet për takimet e Kryetarit të Kuvendit, në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, të përgatiten me cilësi dhe në kohë (të paktën tri ditë para aktivitetit).
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetitsipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e Shkencave Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomaci, master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare ose Diplomaci
• Përvojë profesionale së paku 2 vjet në administratë
• Përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe procedurave parlamentare.

Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësi të mira personale dhe profesionale,
- aftësi të përballojë dhe organizoj punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- prirjepërzgjidhjeneproblemeve, përtë vlerësuarfaktorëtrelevantëdhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtaturpraktikatekzistuesenësituata dhe rrethanatë reja;
- aftësipërtëpunuardhe komunikuarmeautoritetetëbrendshme dhetëjashtmenëniveltënjëjtë,tëlartë ose më të ulët, si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.

7. Pozita: Nëpunës teknik administrativ
Referenca: DÇLP- 01/2-16
Koeficienti: E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, nëpunësi administrativ është përgjegjës për:
• pranimin, evidencimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve që i adresohen deputetëve dhe organeve të Kuvendit, nga personat e autorizuar,
• rezervimin dhe caktimin e sallave për mbledhjet e organeve të Kuvendit,
• informimin e deputetëve dhe të organeve të Kuvendit, si dhe të personave të autorizuar që i përcjellin punimet e Kuvendit, për datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjeve,
• ofrimin e ndihmës teknike dhe administrative deputetëve të Kuvendit gjatë mbajtjes së seancës plenare,
• evidentimin e pranisë së deputetëve në punimet e seancës plenare,
• numërimin e votave, kur votohet me ngritje dore, në seancë plenare, si dhe
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë niveli baçelor
• Së paku 2 vjet përvojë pune në Administratën publike.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare të Kuvendit,
- nivel të lartë profesional dhe integritet personal,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 16.02.2016, deri më 01.03.2016, deri në orën 16:00.