Vende të lira pune

Për emërim të përkohshëm

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :

                                              SHPALLJE

Për emërim të përkohshëm:

Pozita: Zyrtar/e për media
Paga mujore : Ekuivalent me koeficientin D/7
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (24.11.2015 -30.04.2016) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë për media dhe marrëdhënie me publikun
- Koordinator i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për media dhe Marrëdhënie me Publikun - Koordinator i Njësisë, zyrtari për media është përgjegjës për:

Ndjekjen e punëve të komisioneve parlamentare dhe harton informacione për punën e komisioneve,
Hartimin informacione për seancat e Kuvendit, si dhe hartimin e paralajmërimeve për aktivitetet e Kuvendit,
Ushttruimin e detyrave profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme. Udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë më e madhe profesionale-teknike;
Shoqërimin e përfaqësuesve te medieve për te ndjekur aktivitetet në Kuvend,
Hartimin e artikujve, informatave dhe materialeve të tjera për revistën "Kuvendi", si dhe për publikimet e tjera që dalin me logon e Kuvendit,
Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .

Kualifikimi dhe përvoja:


- Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore,
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike,
- Përvojë në menaxhimin redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media

Shkathtësitë:

Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- Shkathtësi për hartimin shpejt dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit,
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të
informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe
rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative;
- Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për paraqitje është deri më 19.11.2015, deri në orën 16:00.