Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

E Enjte, 23.05.2019




Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i kryesuar nga Kryetari Haxhi Shala, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes.

Komisioni u prit nga ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Fillimisht, kryetari i Komisionit njoftoi se qëllimi i vizitës ishte njoftimi i komisionit funksional për procesin e tranzicionit të Forcës se Sigurisë, pas miratimit të legjislacionit të ri të FKS-së.

Ministri dhe Komandanti i FSK-së e njoftuan komisionin duke ofruar informata te rëndësishme lidhur me fazat dhe objektivat e parapara për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale të FKS-së.

Anëtarët e Komisionit, gjatë takimit, parashtruan pyetje dhe bën komente lidhur me këtë proces.

 

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes