Lajmet e fundit
Veseli hap festivalin olimpik për fëmijët parafillorë
E Premte, 19.04.2019
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit olimpik për fëmijët parafillorë, e cila u bë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Duke ju drejtuar sportistëve të vegjël, të pranishëm në këtë ceremoni, kryeparlamentari Veseli paralajmëroi investime edhe më të mëdha në sport dhe infrastrukturën përcjellëse.
"Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës. Jeni pasardhësit e Adem Jasharit, të kampiones Majlinda Kelmendi e shumë kampionëve të tjerë nga të gjitha disiplinat sportive. Kosova është e bekuar që ju ka juve. Do të investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume të bukura anekënd Kosovës", theksoi kryeparlamentari Veseli.