Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi Massimo Mazzalin

E Premte, 28.06.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim udhëheqësin e Caritas Umbria të Italisë me seli në Kosovë, Massimo Mazzali.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Mazzali për kontributin e tij në strehimin dhe ndihmën për shumë fëmijë dhe familje në nevojë, jo vetëm në regjionin e Klinës, por në tërë Kosovën.​

Në shenjtë mirënjohjeje për këtë kontribut të çmuar, kreu i Kuvendit të Kosovës i dhuroi z. Mazzali çmimin "Shën Tereza", të ndarë nga Presidenti i Kosovës.

Massimo Mazzali, nga ana e tij, u shpreh i nderuar për çmimin e akorduar dhe falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vlerësimin e punës së tij gjatë dy dekadave.

Gjatë vitit të kaluar kryeparlamentari Veseli kishte vizituar familjen Mazzali në Klinë dhe kishte konfirmuar se do t'i propozonte presidentit të Kosovës dhënien e një çmimi të tillë.

Kryeparlamentari Veseli takoi Massimo MazzalinKryeparlamentari Veseli takoi Massimo MazzalinKryeparlamentari Veseli takoi Massimo MazzalinKryeparlamentari Veseli takoi Massimo Mazzalin