Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në punimet e Sesionit të Gjashtë Plenar të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

E Premte, 21.06.2019




Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të Gjashtë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë, Bosnnjë e Hercegovina.

Sesioni i Gjashtë Plenar i filloi punimet me takimet e Komisioneve të Përgjthshme dhe Komisionit të Përhershëm Qendror.

Në emer te Kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës delegacionin e kryeson Nenkryetari I Kuvendit z. Xhavit Haliti.

Në komisionet punuese dhe në Komisionin qendror, delegacioni u përfaqësua nga deputetët: Glauk Konjufca - Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë, Avdullah Hoti - Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, si dhe Ismail Kurteshi - Komisioni i Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe delegacionet nga Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Serbia.

SEECP është një proces rajonal i themeluar në Sofje më 1996 me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin dhe sigurinë, marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në dimensionin njerëzor, drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër terrorizmit.

Procesi rajonal është forum i dialogut diplomatik dhe politik të vendeve pjesëmarrëse të Evropës Juglindore.

Asambleja Parlamentare e SEECP ka një rol të rëndësishëm pasi është një organizatë, ambicia e të cilës është të bëhet organizatë udhëheqëse parlamentare në rajon dhe që përfaqëson platformën më të përshtatshme për të përballuar sfidat e Evropës Juglindore.

Kosova merr pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP/PBEJL-së, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.

Sesioni Plenar vazhdon punimet edhe neser me takimin në mes të krerëve tē delegacioneve, kryetarëve e parlamenteve kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Ndersa, nga korriku i këtij viti, deri në vitin 2020, kryesimin e SEECP do ta ketë Kosova.