Lajmet e fundit

Agjenda mediale e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për ditën e mërkurë, 12 qershor 2019

E Marte, 11.06.2019




1. Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Vendi: Kabineti i Kryeparlamentarit

Koha: 09:30

2. Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Vendi: Sheshi "Skënderbeu" - Prishtinë

Koha: 11:00

3. Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në marshin "Ecje për liri" (ecje nga Swiss Diamond Hotel deri tek busti i sekretares Albright), në nderimet para monumentit të KFOR-it dhe në përurimin e bustit të sekretares Madeline Albright.

Vendi: Vendi: Sheshi "Albright", afër ASK

Koha: 14:00

4. Kryeparlamentari Kadri Veseli takon ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe e përcjell atë pas vizitës në Kosovë.

Vendi: Aeroporti i Prishtinës, hapësira zyrtare VIP

Koha: 16:30

5. Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.

Vendi: Kabineti i Kryeparamentarit.

Koha: 18:00

Jeni të mirëseardhur!

 

 

Agjenda mediale e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për ditën e mërkurë, 12 qershor 2019