Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Mërkure, 05.06.2019




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, ka miratuar Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social.

Anëtarët e këtij komisioni, pas shqyrtimit kanë miratuar edhe Raportin me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar.

Kurse, Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, nuk është miratuar, pasi katër deputetë votuan për, kurse katër kundër.

Në këtë mbledhje, pas raportimit të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor(KQZ), Valdete Daka, si dhe kryeshefit të Sekretariatit, Enis Halimi, anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash miratuan raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2018-të.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…