Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

E Marte, 21.05.2019




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Shala Berisha, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale - KPMM për vitin 2018.
Para komisionit parlamentar, drejtori i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani, paraqiti raportin përmbledhës për vitin 2018. Ai tha se ky raport është hartuar mbi bazën e rekomandimeve që parashesh edhe korniza ligjore dhe është në harmoni të plotë me ligjin në fuqi.
Shabani bëri të ditur se gjatë vitit 2018 KPMM-ja ka shqyrtuar 354 kërkesa gjithsej, prej të cilave 218 janë miratuar, ndërsa 63 janë refuzuar. 73 prej tyre, ndërkaq, kanë mbetur të procedohen në vitin pasues.
Ai po ashtu foli edhe për aktivitetet e tjera që ky komision ka realizuar, si dhe për sfidat që i ka hasur gjatë këtij procesi.
Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi edhe Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017, duke mos përfshirë këtu pasqyrën financiare të raportit.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Adem Ahmetaj, theksoi se kjo ministri sa i përket kësaj çështjeje, brenda dy muajve do të dalë me një raport të audituar.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal