Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Marte, 21.05.2019




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, e mbajti sot mbledhjen e radhës të cilën e kryesoi, deputetja, Duda Balje, kryetare.

Në këtë mbledhje, krahas Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, në krye me z. Hilmi Jasharin, përfaqësuesit e Shoqatës së të plagosurve dhe të vrarëve në Kosovë para dhe pas periudhës së luftës, në krye me kryetarin z. Naim Zhitija, si dhe përfaqësues nga KDI.

Në këtë takim duke folur për gjendjen e kësaj Shoqate, z. Zhitia theksoi se kjo Shoqatë ka rreth 200 anëtarë dhe ata ishin pjesëmarrës të demonstratave të viteve 1961, 1968, 1981, 1990 dhe 1991 të cilët janë vrarë ose plagosur nga Milicia e atëhershme e Jugosllavisë. Në vazhdimin e fjalës së vet, z. Zhitia, theksoi se në bazë të ligjeve aktuale në Kosovë, kjo kategori nuk është e përfaqësuar askund dhe nuk realizon asnjë të drejtë të kompensimit material. Në fund të fjalës së tij ai tha se kjo Shoqatë pret që në afatin sa më të shkurtër tërë kohorë Qeveria e Kosovës të sjellë në Kuvend një ligj të veçantë për këtë kategori ose me ndonjë akt të veçantë të Qeverisë kjo kategori të përfshihet në ligjin aktual i cili i rregullon të drejtat e të plagosurve dhe invalidëve nga lufta e fundit në Kosovë.

Në vazhdim e mori fjalën Avokati i Popullit, z. Jashari i cili tha se sipas ligjeve aktuale në Kosovë, kjo kategori askund nuk është e përfaqësuar dhe se do të duhej që në afatin sa më të shkurtër kohorë gjendja e kësaj kategorie të zgjidhet në mënyrën më të drejtë dhe më të mirë.

Në këtë takim, Komisioni, nxori vendim lidhur me këtë peticion që Kryesia e lidhjes së sindikatave të pavarura të Elektro-Kosovës për mos zbatimin e vendimeve gjyqësore për kthimin e punëtorëve në punë, në kohën sa më të shkurtër ta vizitojë KEK-un.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione