Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Premte, 17.05.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, u shqyrtua raporti i panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Pasi u sqarua rezultati i intervistimit të kandidatëve që u bë nga paneli përzgjedhës i komisionit, anëtarët e Komisionit dhanë vlerësimet e tyre pro dhe kundër këtij procesi. Ndërkaq, më shumicë votash u vendos që rekomandimi t'i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për anulim të këtij procesi.

Në vijim, Komisioni diskutoi edhe një varg çështjesh tjera.

Me theks të veçantë u raportua lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit të realizuar në Turqi, si dhe për vizitën të cilën ata do ta realizojnë gjatë javës së ardhshme në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkaq, u diskutua edhe lidhur me mbajtjen e një dëgjimi publik të Komisionit, që ka të bëjë me rehabilitimin dhe riintegrimin e personave pjesëmarrës në luftëra të huaja, të kthyer në Kosovë.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së