Lajmet e fundit

Nga tryeza e Grupit të Deputetëve të Gjelbër…

E Premte, 26.04.2019




Sot Grupi i Deputetëve të Gjelbër (GDGJ) mbajti tryezën e diskutimit me temën ‘Roli i Kuvendit në adresimin e sfidave mjedisore dhe klimatike".
Kryesuesja e Grupit, Mimoza Kusari - Lila, tha së kjo tryezë është ftuar që të diskutohet rreth trendeve globale dhe rajonale, që ndërlidhen me përfshirjen e parlamenteve në nxitjen e debateve për sfidat që sjellin ndryshimet klimatike dhe dëmtimit të mjedisit. Po ashtu, qasjes që duhet të kenë deputetët për të siguruar ndërtimin dhe zbatimin e politikave publike e të legjislacionit, që marrin parasysh perspektivën e ndikimit në mjedis.
Në këtë tryezë ishin prezentë edhe përfaqësues të NDI-së, OKB-së, përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si PIPS, GAP, INDEP, BGF etj, si dhe individë që njihen për angazhimin e tyre në mbrojtje të mjedisit.

Nga tryeza e Grupit të Deputetëve të Gjelbër…