Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 05.04.2019




Komisioni për të drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilën e kryesoj z. Igor Simić, Kryetar i Komisionit, (një pjesë të mbledhjes e kryesojë edhe z. Xhelal Sveçla nënkryetari i parë i Komisionit), mbajti sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raportimi i zyrtarit të Policisë së Kosovës, e në lidhje me rekrutimin e komuniteteve jo shumicë në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës.

Në mbledhjen lartpërmendur, përveç anëtareve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga z. Ekrem Mustafa, pjesëtar të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, përfaqësues të KDI, ICITAP si dhe përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Në mbledhje, doku folur për këtë Konkurs, z. Mustafa theksoje se Ministria për Punë të Brendshme e Republikës së Kosovës, në përgjithësi është e kënaqur me numrin e atyre që kanë aplikuar e posaçërisht me numrin e pjesëmarrësve të përfaqësueseve të pjesëtarëve te popullatës jo-shumicë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Përndryshe, kjo Ministri nuk është e kënaqur me numrin e atyre që kanë kaluar minimumin prej 70% të suksesit nga ana e pjesëtareve të popullatës jo-shumicë dhe se në të ardhmen do duhej të shihet lidhur me ketë se çfarë duhet bërë në mënyre qe pjesëtarët e popullatës jo-shumicë te mund të jen më të suksesshëm në këto Konkurse, në mënyrë që të jenë më shume të përfaqësuar në përbërjen e Policisë së Kosovës.

Duke folur për publikimin e konkursit nga ana e Policisë së Kosovës dhe përfaqësimit të komuniteteve në konkursin e lartcekur, Drejtori i Policisë së Kosovës, z.Qalaj ka cekur se konkursi ishte i hapur nga 16.04.2018 deri më 10.05.2018 dhe se më shumë se 17.000 kandidatë kanë aplikuar në këtë konkurs. Nga kandidatët e paraqitur, 15.000 kandidatë janë të gjinisë mashkullore, dhe më shumë se 2.000 kandidatë janë te gjinisë femërore. Në krahasim me vitet e mëparshme d.m.th. konkursi për pranim të policëve të rinj, në këtë konkursin e fundit pjesëmarrja e komuniteteve jo shumicë të cilët jetojnë dhe punojnë në territorin e Republikës së Kosovës është mjaft e kënaqshme. Në vazhdim të fjalimit të tij z. Qalaj ka cekur se të gjithë këto kandidatë në fazën e pare të pjesës me shkrim duhet të kishin kaluar pengesën minimum prej së paku 70% të suksesit në mënyrë që më vonë këta të njëjtit kandidatë të mund të ftoheshin në testin me gojë, fizik dhe psikik, dhe, natyrisht ta kalojnë testin e verifikimit që vijon për përfaqësimin se cilit komunitet i takon. Në fund të deklarimit të tij, Drejtori Gjeneral i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj ka cekur se më shumë se 17.000 kandidatë të cilët kanë konkuruar, gjithsej 2.297 kandidatë kanë kaluar të gjitha llojet e testeve dhe nga ky numër 30% janë përfaqësuese të gjinisë femërore deh se aktualisht 419 kadetë janë e ne trajnim në Akademinë Policore të Kosovës e cila gjendet në Vushtrri, dhe se ne mesin e tyre ka anëtare nga pjesëtaret e komunitete jo shumicë, 25 Serbë, 1 Turkë, 1 Ashkali, 1 Egjiptian dhe 1 Goran.

Në vazhdim te mbledhjes së lartcekur anëtarët e Komisionit i parashtruan shumë pyetje Ministrit z. Mustafa, dhe Drejtoritë të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, në të cilat ata u përgjigjen.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim