Lajmet e fundit

Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion… në Bankën Qendrore të Kosovës

E Enjte, 04.04.2019




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Lundër Korrupsionit, u takua sot me Guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.
Në këtë takim të pranishëm ishin kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, zëvendëskryetari i parë, Hajdar Beqa, zëvendëskryetari i dytë, Bahrim Shabani dhe anëtari i komisionit, Korab Sejdiu, të cilët potencuan se qëllimi i këtij takimi është mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Gjatë takimit kryetarja Haxhiu theksoi se ky ligj është miratuar vitin e kaluar në procedurë të përshpejtuar dhe tani po paraqiten probleme në zbatimin e tij. Prandaj, shtoi ajo, është vendosur që të mbikëqyret ky ligj për të parë më nga afër pengesat dhe sfidat e zbatimit të tij në praktikë. Kryetarja po ashtu shprehu interesimin nëse janë nxjerrë aktet nënligjore në këtë institucion, ashtu siç e parasheh ligji dhe nëse ka pasur trajnime për zyrtarët në lidhje me këtë ligj.
Guvernatori Mehmeti tha se ka ndërmarrë një sërë veprimesh, me qëllim parandalimin e konfliktit të interesit, në funksion të zbatimit të nenit 69 të Ligjit për Bankën Qendrore. Po ashtu ai tha se është nxjerrë Kodi e etikës, i cili është një pjesë e politikës për marrëdhënien e punës ne BQK. Ai tha se para se të lidhin marrëdhënien e punës në BQK, zyrtarët duhet të plotësojnë një formular me qëllim shmangien e konfliktit të interesit.
Gjatë takimit u tha se janë ndërmarrë të gjitha masat që të nxirren rregulloret e brendshme konform këtij ligji. U tha gjithashtu se BQK-ja është në pritje të trajnimit për tu rishikuar politikat në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit. Ndër të tjera u tha se edhe zyrtarët përgjegjës janë caktuar ashtu siç i parasheh ligji.
Në fund anëtarët e komisionit kërkuan që të ndërmerren masa për njoftimin e zyrtarëve me ligjin duke u bërë një fushatë vedijesuese në mënyrë që të parandalohet konflikti i interesit.

 

 

 

Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion… në Bankën Qendrore të KosovësNga vizita e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion… në Bankën Qendrore të KosovësNga vizita e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion… në Bankën Qendrore të Kosovës