Lajmet e fundit

U mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje

E Mërkure, 03.04.2019




Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës është mbajtur tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, i propozuar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, mbështetur nga 80 deputetë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk e ka ratifikuar Konventën e Stambollit, që ka të bëjë me mbrojtën e grave dhe parandalimin e dhunës në familje.

Ajo bëri të ditur se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë pozitive që na tregon që kjo konventë nuk cenon asgjë që ka Kushtetuta e Kosovës. Por, mungesa e Listës Serbe në Kuvend, sipas saj, po pamundëson këtë ndryshon kushtetues.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, nga ana e tij, tha se Konventa e Stambollit është konventë e cila dallon nga të gjitha të tjerat, ngase, sipas tij, është gjithëpërfshirëse. Sipas tij, kjo është njëra ndër nismat më progresivë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Ai tha se në rast të miratimit, ajo duhet të gjejë zbatim adekuat.

Shefja e UNDP-së, Ulirike Richardson, tha se Kosova ka kapacitete që ta fus në Kushtetutën e saj këtë konventë. Ajo tha se është një rast i mirë për t'i larguar dukuritë e dhunës, sidomos asaj në familje.

Nga Rrjeti i Grupit të Grave, Igballe Rugova tha se drejtësia dhe gjyqësia nuk po veprojnë si duhet, duke mos dënuar si duhet kryesit e veprave të cilët kanë ushtruar dhunë në familje.

Lidhur me temën diskutuan edhe deputetë e pjesëmarrës të tjerë në tryezë.

 

U mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familjeU mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familjeU mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familjeU mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familjeU mbajt tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e KE-së për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje