Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll

E Hënë, 18.03.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tre ditë para ndeshjes me Danimarkën në Prishtinë, ka takuar përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Duke motivuar lojtarët para sfidës dhe duke uruar ata për fitore, kryeparlamentari Veseli tha se ndihet krenar që vesh ndërresën e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Urime kombëtares sonë. Jam krenar që më është dhënë mundësinë të vesh këtë ndërresë. Këta djemë janë krenaria jonë. Këta po e bëjnë historinë dhe nëpërmjet lojës së pastër po tregojnë se kush jemi ne si Kosovë, duke u bërë të pamposhtuar në cdo ndeshje. Presim kualifikimin në kampionin evropian dhe do të jemi befasi pozitive e këtij kampionati. Ne si politikë do ti kryejmë premtimet tona. Që në fillim kam premtuar një milion euro, vetëm gjysma është dhënë. Në rast të kualifikimit, premia për këta djem do të jetë një milion euro, tha kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit bëri të ditur se gjatë kësaj vere do të fillojnë punimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar, i cili, sipas tij, do të jetë më i bukur në Ballkan. D

uke premtuar vazhdimin e mbështetjes për projekte, jo vetëm në futboll, por edhe në disiplina të tjera sportive, Veseli tha se pret që nga Tokio Kosova të kthehet me medalje, pasi, sipas tij, lojtarët tanë janë shumë dinjitozë dhe po përgatiten për të marrë medalje.

Kryetari i Federatës së Kosovës në Futboll, Agim Ademi, tha pret që lojtarët ta çojnë përpara Kosovën, ndërsa falenderoi institucionet për investimet në këtë lëmë.

 

Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll Kryeparlamentari Veseli takon dhe i jep mbështetje të plotë Kombëtares së Kosovës në futboll