Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 04.03.2019




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane raportoi Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
Fillimisht, kryetarja e Komisionit Blerta Deliu-Kodra, kërkoi sqarime nga ministrja Hoxha nëse po përmbushen obligimet e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me zbatimin e PKZMSA-së, si dhe për ERA-n, duke kërkuar në vijim edhe të dhëna lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.Tutje, ajo u fokusua edhe në çështjen e fondeve të IPA-s duke pyetur ministren Hoxha se në cilat fusha përfiton Kosova nga këto fonde.
Ministrja Hoxha duke u përgjigjur në këto çështje si dhe në pyetjet që u ngritën nga anëtarë të Komisionit, tha mes tjerash se Bashkimi Evropian atyre u ka bërë të ditur se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Mirëpo, shtoi Hoxhaj, aktualisht janë në pritje, me që, sipas saj, Bashkimi Evropian është në procesin e zgjedhjeve dhe se zgjedhjet për Parlamentin Evropian mund të ndikojnë në shtyrjen e procesit.
Ministrja e MIE-së, vlerësoi se zbatimi i MSA-së për vitin 2018 ka tejkaluar planet. Ndërsa, tha se rezultate inkuarjuese ka sa i përket ERA-s.
Hoxha, po ashtu duke dhënë sqarime rreth fondit IPA tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent nga BE-ja, madje sipas saj këto fonde janë rritur. Në vitin 2018 tha se ka pasur 90.5 milionë euro fonde, ndërkaq në vitin 2018-2020, ka 200 milionë euro fonde. Ajo shtoi se Kosova është nga përfituesit më të mëdhenj të rajonit nga BE-ja.
Në vijim, ajo ka folur edhe lidhur me heqjen e taksës ndaj produketeve serbe, duke vlerësuar se ka kërkesa nga vendet e BE që të tërhiqet taksa.
Në vazhdim të mbledhjes, komisioni përkrahu Projektligjin për qasje në dokumente publike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja e Komisionit për Integrime EvropianeMbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane