Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim

E Mërkure, 12.12.2018




Në mbledhjen e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim të cilën e kryesoj z. Xhelal Sveçla, zëvendës kryetari i parë, u shqyrtuan gjithsej pesë projektligje, dhe atë: Projektligji nr. 06/L-119 për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 2003/22 për Kinematografinë, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacione dhe ndërmarrësi, Projektligji nr. 06/L-120 për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacione dhe ndërmarrësi, Projektligji nr. 06/L-121 për plotësim ndryshimin e Ligjit nr.04/L-097 për bibliotekat me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacione dhe ndërmarrësi, Projektligji nr.06/L-104 për tatimin në të ardhura personale me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për buxhet dhe financa, si dhe Projektligji nr.06/L-105 për tatimin në të ardhurat e korporatave, me raport dhe amendamente të Komisionit funksional për buxhet dhe financa.

Anëtaret e Komisionit kanë përkrahur për procedim të mëtutjeshëm pesë Projektligje (për miratim) në Kuvend të Republikës së Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim