Lajmet e fundit

Deputetet Sala Berisha-Shala dhe Duda Balje, marrin pjesë në Forumin Eficienca e Energjise dhe Klima

E Marte, 27.11.2018




Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik..., Sala Berisha-Shala dhe anëtarja e këtij komisioni, Duda Balje, sot morën pjesë në Forumin Eficienca e Energjise dhe Klima, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë.


Ky forum organizohet nga GIZ ORF EE për të bërë bashkë parlamentarë të vendeve të rajonit, për të shkëmbyer praktikat parlamentare në fushën e efiçiencës së energjisë.


Në këtë Forum, kryetarja Berisha-Shala prezantoi përvojën parlamentare të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, në shqyrtimin e Ligjit të ri per efiçiencë të energjisë.


Po ashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të energjisë, në të cilin do të diskutohet për energjinë e ripërtëritshme.

Nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik