Vende të lira pune
KONKURS-Për plotësimin e pozitave
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit rishpall:
KONKURS
Për plotësimin e pozitave si vijon:
1. Pozita: Zyrtar i fushës në komisionin parlamentar
Referenca : DKP-01/9-13
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 3 (tre )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e komisionit parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
• të ndihmuar nё dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në Komision, lidhur me fushën përkatëse;
• dhënien e këshillave gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fund mandatore;
• shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe i bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, - Jurist i diplomuar / master i drejtësisë.
• Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
- të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale;
- të punojë në baza të paanshme politike dhe nën presion kohor;
- të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
2. Pozita: Inxhinier i sistemit
Referenca : DTI-01/9-13
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për TI, inxhinieri i sistemit është përgjegjës për:
• krijimin , mirëmbajtjen dhe inventarizimin e gjithë rrjeteve kompjuterike dhe pajisjeve ne rrjet;
• drafton dhe përditëson LAN/WAN dokumentacionin dhe proceset;
• propozon dhe integron teknologji te reja ne sistemet ekzistuese, si dhe në qendrën e shënimeve ( Data center);
• instalon, konfiguron, përditëson dhe mirëmban software-et dhe hardware-in serverik;
• zgjidh probleme sistemore të nivelit të lartë;
• zëvendëson pajisjet hardware-ike të sistemeve dhe adreson problemet e sistemeve të TI-së;
• ndjek dhe azhurnon ( përditëson) kapacitetin e sistemeve ( CPU, memorie, hapësirë nё disqe, etj.) dhe raporton për çështje të kësaj natyre;
• instalon përditësime software-ike të software-it sistemor dhe moduleve të sigurisë, si dhe monitoron shenjat e keqpërdorimit dhe keqfunksionimit;
• bën vlerësimin së bashku me kolegët e TI-së, lidhur me gjendjen e sistemeve të TI-së dhe propozon zgjidhje të reja, nё mënyrë që të përmirësohet performanca e punës së sistemeve të TI-së.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e informatikës, inxhinieringut të sistemeve të TI-
së,
• System engineer- MCITP: Enterprise Administrator certificate ose ekuivalente-
e domosdoshme.
• së paku 3 vjet përvojë pune në inxhinieri të sistemeve të TI-së;
• njohja e gjuhës angleze e obliguar.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, duke përfshirë aftësi për përpilimin e dokumenteve të ndryshme;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të avancuara pune nё aplikacione të teknologjisë informative dhe të komunikimit.
3. Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Referenca : DSHGJ-01/9-13
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: dy (2 )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Gjuhësore, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve të tij;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe dëgjimet publike;
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-serbisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht);
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së drejtorit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhësisë ose shkencave shoqërore .
• Përvojë profesionale në përkthim së paku 2 vjet , e dëshirueshme përvoja profesionale në përkthim të legjislacionit në institucion
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyrë të profesionale, të qartë dhe koncize;
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
4. Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas
Referenca : DSHGJ-02/9-13
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: një(1 )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Gjuhësore, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve të tij;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe nё dëgjimet publike;
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-anglisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht);
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së drejtorit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës angleze.
• Përvojë profesionale së paku 3 vjet në përkthim të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize;
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 14.11.2013, deri më 28.11.2013, deri në orën 16:00.