Vende të lira pune

SHPALLJE-Për angazhim të përkohshëm

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :

                 SHPALLJE

Për angazhim të përkohshëm:

 

Pozita: Zyrtar i lartë për marrëdhënie (ndërkombëtare)shumë palëshe

Paga mujore : Ekuivalent me Gradën C/8

Kohëzgjataja e angazhimit: Kontratatë - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
(Nga 05.11.2012- 30.04.2013 )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, zyrtari i lart për marrëdhënie shumëpalëshe është përgjegjës për:

• zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
• të ndjekur aktivitetet e organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe, ku Kuvendi i Kosovës merr pjesë (si: Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Këshill të Evropës, OSBE, PABSEC, Unioni Ndërparlamentar(IPU), BEP, CEI, Parlamenti Europian, Bashkëpunimi në Rajon etj).
• të përgatitur materialet e punës për pjesëmarrjen në asambletë e përgjithshme të këtyre organizmave, si dhe për mbledhjet e tyre të rëndësisë së veçantë.
• përgatitjen e materialeve dhe informatave të tjera të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të të delegacioneve të Kuvendit të Kosovës në Asambletë ndërkombëtare parlamentare;
• përgatitjen profesionale dhe organizative të delegacioneve të Kuvendit në Asambletë ndërkombëtare parlamentare;-
• përgatitjen e raporteve nga pjesëmarrja e delegacioneve në ngjarje dhe aktivitete ndërkombëtare të rregullta ose përkohshme;
• përgatit diskutime për deputetët, konceptimin e tezave ose dhënies së ndihmës tjetër profesionale deputetëve dhe/ose delegacioneve në takime ndërkombëtare;
• hartimin e shkresave, ftesave dhe telegrameve zyrtare të Kryetarit të Kuvendit për homologë dhe titullarë të organizatave e institucioneve të ndryshme ndërshtetërore
• organizimin e ceremonive solemne zyrtare, organizimi i konferencave, vendosjen e autoriteteve, nënshkrimi i marrëveshjeve;
• zbatimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligjit për përdorimin e Simboleve Shtetërore dhe Rregullave të Protokollit;
• zbatimin e Rregullorës së Kuvendit të Kosovës për krijimin e grupeve ndërparlamentare të miqësisë dhe mbështetjen në realizimin e aktiviteteve ndërkombëtare për krijimin dhe forcimin e lidhjeve të tij me grupet ndërparlamentare të miqësisë;
• mban komunikim permanent përmes korrespondencës, telefonit dhe në formë elektronike me sekretariatet e asambleve ndërkombëtare parlamentare, me parlamentet e vendeve të tjera dhe organizata të tjera ndërkombëtare
• shkëmbimin e informacioneve, përgatitjen e raporteve dhe planit vjetor të aktiviteteve ndërkombëtare 
• Të ofrojë mbështetje dhe të bashkëpunojë me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit për të ndihmuar deputetët që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.
• Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Kosovës për sigurimin e materialeve ndihmëse për pjesëmarrjen në aktivitetet e këtyre organizatave ndërkombëtare.
• ruajtjen dhe arkivimin e materialeve përfundimtare të transkriptove.
• organizimin konkret të konferencave ndërkombëtare dhe të vizitave të delegacioneve të këtyre organizatave në Prishtinë.
• Kryerjen e hulumtimeve, analizave dhe dhënien e rekomandimeve për shqyrtim dhe miratim nga niveli më i lartë;
• kryerjen e detyrave tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë të cilat rrjedhin gjatë procesit të punës, aktiviteteteve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar, administratë publike, master apo specializim në marrëdhëniet ndërkombëtare,
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci,
- Përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe procedurave parlamentare.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësia për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë, të lartë ose më të ulët si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- aftësi të mira personale dhe profesionale për të realizuar detyrat dhe bashkëvepruar me kolegët dhe mbikëqyrësin,
- prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
- aftësi të përballojë dhe organizoj punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 26.10.2012, deri më 01.11.2012, deri në orën 16:00.
.