Vende të lira pune
Konkurs për plotësimin e vendeve të punës
Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
1. Pozita: Zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës
Numri i kryerësve: 1 (një)
Paga bruto: 650 € në muaj
Kohëzgjatja: dymbëdhjetë (12 ) muaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Zyrtari do të jetë në shërbim të plotë të Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij nëpërmjet kryesimit të Komisionit.
• Zyrtari shfrytëzon kërkime të ndryshme dhe teknika analitike për të përgatitur udhëzime dhe politika për komisione, duke u bazuar në nevojat e komisioneve dhe në planin e punës.
• Si pjesë e punës së zyrtarit do të jetë ndjekja e takimeve të Komisionit. Ai mban përgjegjësi për përgatitjen e përmbledhjes së çështjeve kyçe që janë ngritur gjatë takimeve, sipas nevojës.
• Zyrtari gjithashtu, ndihmon të merren informata nga komisionet, draft pyetje për anëtarët dhe ndihmon në përgatitjen e raportit final për Komisionin. Zyrtari e vlerëson cilësinë e informatës dhe të kornizës ligjore, i analizon situatat e ndërlikuara politike dhe shoqërore, i përmbledh hulumtimet në një format të qartë, si dhe e identifikon dhe e vlerëson rrjedhën e mundshme të veprimit.
• Zyrtari duhet t’i gjurmojë zhvillimet në nivel lokal dhe rajonal, në fushën e politikave të sigurisë dhe mirëmban lidhje me organizata të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë universitare nga fusha e juridikut, diploma universitare – master nga fusha e juridikut me specializim në fushën e të drejtave të njeriut paraqet përparësi;
• Më së paku 3 vjet përvojë profesionale në çështjet ligjore ose në fushën e politikave publike;
• Duhet të ketë aftësi analitike, si dhe përvojë për hartimin e raporteve, duke i pasqyruar zbulimet dhe rekomandimet;
• Njohuri të mira të proceseve, të politikave dhe të legjislacionit, si dhe njohuri thelbësore për ambientin e Kuvendit.
Aftësi të tjera:
• Aftësi për të shkruar dhe për të biseduar në mënyrë konfidenciale dhe për t’i paraqitur qartë dhe në mënyrë të përmbledhur çështjet e ndërlikuara;
• Njohuri të shkëlqyeshme leximi dhe shkrimi në gjuhën angleze, janë parakusht;
• Aftësi për t’i paraqitur idetë për përmirësimin e politikave dhe të praktikave dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve;
• Të shfaqë aftësi për takt dhe diplomaci, të tregojë se mund të bëjë vlerësime të shëndosha dhe ta respektojë nivelin e besueshmërisë;
• Aftësi përdorimi të kompjuterit, duke e përfshirë edhe programin Microsoft Office;
• Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe administrative, si dhe aftësi për t’i përfunduar punët në afat të caktuar.
2. Pozita: Zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës
Numri i kryerësve : 2 (dy)
Paga bruto : 650 € në muaj
Kohëzgjatja: dymbëdhjetë (12) muaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Zyrtari do të jetë në shërbim të plotë të Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij nëpërmjet kryesimit të Komisionit.
• Zyrtari shfrytëzon kërkime të ndryshme dhe teknika analitike për të përgatitur udhëzime dhe politika për komisione, duke u bazuar në nevojat e komisioneve dhe në planin e punës.
• Si pjesë e punës së Zyrtarit do të jetë ndjekja e takimeve të Komisionit. Ai mban përgjegjësi për përgatitjen e përmbledhjes së çështjeve kyçe që janë ngritur gjatë takimeve, sipas nevojës.
• Zyrtari, gjithashtu, ndihmon të merren informata nga komisionet, draft pyetje për anëtarët dhe ndihmon në përgatitjen e raportit final për Komisionin. Zyrtari e vlerëson cilësinë e informatës dhe të kornizës ligjore, i analizon situatat e ndërlikuara politike dhe shoqërore, i përmbledh hulumtimet në një format të qartë, si dhe e identifikon dhe e vlerëson rrjedhën e mundshme të veprimit.
• Zyrtari duhet t’i gjurmojë zhvillimet në nivel lokal dhe rajonal, në fushën e politikave të sigurisë dhe mirëmban lidhje me organizata të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë universitare – master nga fusha e juridikut, administrata publike ,shkencat politike apo marrëdhënie ndërkombëtare ;
• Më së paku 3 vjet përvojë profesionale në çështjet ligjore ose në fushën e politikave publike;
• Duhet të ketë aftësi analitike, si dhe përvojë për hartimin e raporteve, duke i pasqyruar zbulimet dhe rekomandimet;
• Njohuri të mira të proceseve, të politikave dhe të legjislacionit, si dhe njohuri thelbësore për ambientin e Kuvendit.
Aftësi të tjera:
• Aftësi për të shkruar dhe për të biseduar në mënyrë konfidenciale dhe për t’i paraqitur qartë dhe në mënyrë të përmbledhur çështjet e ndërlikuara;
• Njohuri të shkëlqyeshme leximi dhe shkrimi në gjuhën angleze, janë parakusht;
• Aftësi për t’i paraqitur idetë për përmirësimin e politikave dhe të praktikave dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve;
• Të shfaqë aftësi për takt dhe diplomaci, të tregojë se mund të bëjë vlerësime të shëndosha dhe ta respektojë nivelin e besueshmërisë;
• Aftësi përdorimi të kompjuterit, duke e përfshirë edhe programin Microsoft Office;
Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe administrative, si dhe aftësi për t’i përfunduar punët në afat të caktuar
Kuvendi i Kosovës u ofron mundësi të gjithëve dhe i inkurajon aplikuesit e të gjitha grupeve etnike dhe të të dy gjinive.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Këto pozita financohen nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (Geneva Centre for the Democratic Control of Armed Forces DCAF)
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit të Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë, Rr. “Nëna Terezë ”, p.n. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me CV-n, dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” p.n., ose me postë, me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org ,me fax: +381 (0) 38 211-183, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493 dhe +377 (0) 44 567-041
Afati për konkurrim është prej 01 gusht 2011 deri më 15 gusht 2011, deri në orën 16:00.