Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:

 

1. Pozita: Zyrtar i lartë për harmonizim gjuhësor për gjuhën serbe

Koeficienti : 8

Kategoria Funksionale : NP-3

Grada : 8

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në

kohëzgjatje prej 12 muajsh

Referenca : DSHJPL -KRK/916

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të

legjislacionit

Qëllimi i vendit të punës:

 

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit, zyrtari është përgjegjës për analizimin e çdo projektligji të proceduar në Kuvend në aspektin e harmonizimit gjuhësor shqip-serbisht-shqip.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

1. Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit, zyrtari është përgjegjës për:

a. Analizimin e çdo projektligji të proceduar në Kuvend në aspektin e harmonizimit gjuhësor shqip-serbisht-shqip;

b. Përgatitjen e raportit preliminar, në bashkëpunim me Këshilltarin Juridik, lidhur me shpërputhjet gjuhësore dhe gramatikore, te formuluara si sugjerime dhe udhëzime për procedim të mëtejmë në komisionet parlamentare;

c. Harmonizimin e tekstit final të ligjit, duke bërë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor;

d. Ndërmerr të gjitha veprimet për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare;

e. Sigurimin/ kontrollimin e tekstit të ligjit në gjuhen serbe të jetë unik me tekstin ne gjuhën shqipe;

f. Lekturimin dhe korrekturën e tekstit të ligjit në gjuhën serbe të miratuar në Kuvend;

 

2. Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

· Diplomë fakulteti/master në lëmin e gjuhës dhe letërsisë shqipe,drejtësi;

· Përvojë profesionale së paku 3 vjet në lekturë dhe përkthim të legjislacionit në institucione.

Shkathtësitë:

- Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;

- Njohuri për të përkthyer dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;

- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;

- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;

- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.

 

2. Pozita: Zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare

Koeficienti : 8

Kategoria Funksionale : NP-3

Grada : 8

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në

kohëzgjatje prej 12 muajsh

Referenca : DHBA-KRK/946

Numri i kryerësve: 2(dy)

Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

 

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për hulumtime bibliotekë dhe arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:

- Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-në, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit,

- Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;

- Përgatit analiza të ndikimit të politikave të propozuara;

- Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evaluimit);

- Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;

- Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;

- Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore;

- Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;

 

- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

 

• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë,

• Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të

procedurave buxhetore.

 

Shkathtësitë:

· Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;

· Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;

· Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare;

· Të kenë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;

· Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 

3. Pozita: Zyrtar i lartë për marrëdhënie konsullore

Koeficienti : 8.5

Kategoria Funksionale : NP-3

Grada : 8

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në

kohëzgjatje prej 12 muajsh

Referenca : DPMN -KRK/130

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare

 

Qëllimi i vendit të punës:

 

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, Zyrtari i lartë për marrëdhënie konsullore është përgjegjës për të ofruar shërbime konsullore sipas cilësisë dhe kohës, me qëllim të realizimit të vizitave zyrtare brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

Zyrtari i lartë për marrëdhënie konsullore është përgjegjës për të:

 

· Ofruar shërbime konsullore sipas cilësisë dhe kohës, me qëllim të realizimit të vizitave zyrtare brenda dhe jashtë vendit;

· Pajisjen me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, sipas legjislacionit për pajisjen me dokumentet e udhëtimit;

· Pajisjen me viza të Kryetarit të Kuvendit, Anëtarëve të Kryesisë, të deputetëve, Sekretarit të Kuvendit, dhe stafit të Administratës së Kuvendit që është i përfshirë në aktivitet;

· Pajisjen me nota verbale nga Ministria për Punë të Jashtme;

· Pajisjen me sigurime shëndetësore për Kryetarit të Kuvendit, Anëtarëve të Kryesisë, të deputetëve, Sekretarit të Kuvendit, dhe stafit të Administratës së Kuvendit që është i përfshirë në aktivitet;

· Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

· Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar, administratë publike, master apo specializim në marrëdhëniet ndërkombëtare;

· Përvojë profesionale së paku 3 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci;

· Përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe procedurave parlamentare.

 

Shkathtësitë:

 

- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;

- Prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;

- Aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize;

- Aftësi të mira personale dhe profesionale për të realizuar detyrat dhe bashkëvepruar me kolegët dhe mbikëqyrësin, aftësi të përballojë dhe organizoj punën dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje;

- Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë, të lartë ose më të ulët si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;

- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;

- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;

- Njohja e gjuhës angleze e obliguar.

 

4. Pozita: Zyrtar për media - informim

Koeficienti : 7

Kategoria Funksionale : NP-2

Grada : 9

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në

kohëzgjatje prej 12 muajsh

Referenca : DMMP -KRK/240

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Media

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë për Media, zyrtari për media-informim është përgjegjës, për:

 

· Ndjekjen e punëve të komisioneve parlamentare dhe hartimin e informacioneve për punën e tyre;

· Hartimin e informacioneve për seancat e Kuvendit;

· Hartimin e informacioneve për takimet apo mbledhjet e organeve dhe trupave të tjerë të Kuvendit;

· Hartimin e paralajmërimeve për aktivitetet e Kuvendit;

· Shoqërimin e përfaqësuesve të mediave gjatë qëndrimit të tyre në Kuvend;

· Hartimin e artikujve, informatave dhe materialeve të tjera për revistën "Kuvendi", si dhe për publikimet e tjera;

· Monitorimin e mediave;

· Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

 

- Diplomë fakulteti në gazetari, gjuhë dhe letërsi shqipe, shkenca politike, administratë publike, sociologji, filozofi, histori ose pedagogji;

- Përvojë profesionale së paku 2 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike, apo

- Përvojë në zyrën për marrëdhënie me media (në ndonjë institucion shtetëror).

 

Shkathtësitë:

 

- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;

- Shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit;

- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;

- Integritet të lartë personal dhe profesional;

- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;

- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

5. Pozita: Zyrtar i Programit për edukim qytetar

Koeficienti : 7

Kategoria Funksionale: NP-2

Grada: 9

Lloji i Pozitës: Jo e karrierës, orari i plotë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar - deri në 2(dy) vjet, me punë provuese në

kohëzgjatje prej 3 (tre) muajsh

Referenca : DMMP -KRK-JK/236

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Marrëdhënie me Publikun

 

 

Qëllimi i vendit të punës:

Zyrtari për edukim qytetar do të shërbejë për t'u ndihmuar nxënësve dhe vizitorëve të tjerë, të njihen dhe të kuptojnë mënyrën e funksionimit të demokracisë dhe të Kuvendit të Kosovës në veçanti, duke afruar kështu institucionet me qytetarët.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë për Marrëdhënie me Publikun, zyrtari i Programit për edukim qytetar, është përgjegjës, por nuk kufizohet, për:

 

· Planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktivitetit "Punëtoritë e Demokracisë / DEMOS-ti";

· Përgatitjen e kushteve optimale për punëtori, të cilat i plotësojnë nevojat e pjesëmarrësve;

· Krijimin e një atmosfere pozitive të të mësuarit, përgjatë punëtorive;

· Mësimin e fëmijëve individualisht dhe në grup, përmes prezantimeve, diskutimeve dhe aktiviteteve grupore;

· Përgatitjen e gazetës "DEMOS-ti";

· Realizimin e videove nga punëtoritë, montazhimin dhe publikimin e tyre,

· Publikimin e materialeve të tjera në ueb-faqe;

· Shoqërimin e grupeve të qytetarëve dhe të mysafirëve që e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit;

· Mbështetjen në organizimin e "Ditëve të dyerve të hapura" të Kuvendit;

· Mbështetjen në organizimin e aktiviteteve të tjera që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në punën dhe ndërtesën e Kuvendit;

· Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

 

· Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;

· Përvojë pune në programe edukative për fëmijë/të rinj (së paku 2 vjet).

 

Shkathtësitë:

 

· Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhët zyrtare dhe angleze;

· Njohuri të mira pune me programet kompjuterike (InDesign, Photoshop, Adobe Premier etj);

· Njohje të punës me kamerë dhe në montazhim;

· Njohuri pedagogjike;

· Integritet të lartë personal dhe profesional;

· Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra kohore;

· I/e adaptueshëm të punojë në rrethana të ndryshueshme, me komunitete të ndryshme;

· Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

 

 

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

 

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.

 

Afati për konkurrim është prej 30.05.2019, deri më 13.06.2019, deri në orën 16:00.