Vende të lira pune

KONKURS - Për përzgjedhjen e pesë (5) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S
Për përzgjedhjen e pesë (5) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Në bazë të Ligjit nr.05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është përgjegjës për këto detyra dhe përgjegjësi:

• vendos për autorizimin e ndihmës shtetërore;
• ofron komente me shkrim për projektligjet të cilat organet propozuese vlerësojnë se projektligjet kanë elemente të ndihmës shtetërore;
• vendos për përputhshmërinë e ndihmës shtetërore;
• urdhëron revokimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat në fuqi për ndihmën shtetërore;
• propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
• autorizon përputhshmëritë e kushtëzuara të ndihmës shtetërore;
• Komisioni miraton Rregulloren e Punës, ku përcaktohet organizimi, procedurat administrative të vendimmarrjes si dhe masat e duhura për evitimin e konfliktit të interesit;
• Komisioni, çdo vit deri më 30 shtator miraton Raportin Vjetor të Ndihmës Shtetërore dhe ia dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës;
• Komisioni ushtron detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Shtetërore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen me mandat tri (3) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore,nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe pozita të emëruara politike.


Kandidatët për anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

• të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• të jenë të diplomuar në fakultetin ekonomik apo juridik, apo në fushat tjera përkatëse që lidhen me fushën e ndihmës shtetërore;
• të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale fushat e drejtësisë, financave publike ose fushat tjera që ndërlidhen me ndihmën shtetërore;
• të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burg për më shumë se gjashtë (6 muaj);
• të kenë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, mevendoshmëri dhe përgjegjshmëri.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• CV;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 31.07.2018, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe 044 567-041.