Vende të lira pune
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesia e Kuvendit rishpallK O N K U R S
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
I.
Institucioni i Avokatit të Popullit është përgjegjës për mbikëqyrjen, avancimin, mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut në Kosovë dhe të personave fizikë e juridikë në territorin e Kosovës, në mënyrë që t sigurojë që personat e tillë të jenë në gjendje që me efektivitet t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të mbrojtura me standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut ashtu siç janë paraparë në ligjet në fuqi.
II.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2007/15, për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe me Rregullat e procedurës së Kuvendit, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të Avokatit të Popullit, i fton të gjitha institucionet dhe organizatat që merren me mbikëqyrjen, avancimin dhe me mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në Kosovë, të nominojnë kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit.
•Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.
III.
Kualifikimet: Kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit duhet të jenë personalitete të njohura me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe me integritet, që janë të dëshmuar e të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe të jenë qytetarë të Kosovës.
Të gjitha propozimeve për nominime duhet t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:
a) Curriculum Vitae (C.V) ( “autobiografia”);
b) Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
c) Aplikacioni i plotësuar;
d) Dëshmia se është qytetar i Kosovës;
e) Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale.
Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 7 nëntor 2008 deri në orën 16,00.
Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” p.n, Seksioni i Personelit, Zyra N-217).
Me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org
me fax: +381 (0) 38 211-183
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në institucionin e Avokatit të Popullit (ndërtesa kryesore dhe në zyra të tjera në terren); ose
Forma elektronike: Ueb faqja e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-181 dhe +377 (0) 44 248-915.