Vende të lira pune

KONKURS-Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall

                                       K O N K U R S

Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit

Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Kushtet për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit:
Drejtori zgjidhet për mandat 5 (pesë) vjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe për një mandat tjetër.
Drejtori i Agjencisë ka pagën, në lartësinë e pagës së kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.

Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit:

Drejtori i Agjencisë ka përgjegjësitë e mëposhtme:
1. Udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë;
2. Mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë;
3. Përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit;
4. Menaxhon buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij;
5. Lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjin në fuqi;
6. Vendos për angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë;
7. Ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

Kandidati për drejtor të Agjencisë duhet t'i plotësojë këto kushte:

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
• Të këtë së paku diplomë universiteti katërvjeçar ose master;
• Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale;
• Të ketë integritet të lartë moral;
• Të ketë së paku 5 (pesë) vjet përvojë pune profesionale.

 


Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 19 prill 2016, deri në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: +381 (0) 38 211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264.