Vende të lira pune

Zyrtar i lartë për marrëdhënie dypalëshe

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :

SHPALLJE

Për emërim të përkohshëm:

Pozita: Zyrtar i lartë për marrëdhënie dypalëshe
Paga mujore : Ekuivalent me koeficientin C/8
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (15.9.2015 -15.1.2016) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe
- Koordinator i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lart për marrëdhënie dypalëshe është përgjegjës për:

• realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve dypalëshe të Kuvendit të Kosovës dhe të ofrojë një shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe kohës për Kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit,
• Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet dypalëshe mes Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
• Të përgatitur materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
• Kryerjen e hulumtimeve, analizave dhe dhënien e rekomandimeve për shqyrtim dhe miratim nga niveli më i lartë;
• Të bashkëpunuar me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit në ndihmë të deputetëve, gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dypalëshe.
• Të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Kosovës për realizimin me sukses të aktiviteteve dypalëshe.
• Të ndjekë vizitat dypalëshe që parlamentarët e huaj bëjnë në Kosovë, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe të kujdeset për të gjitha aspektet e realizimit me sukses të tyre.
• Të hartuar dhe arkivuar informacionin përkatës për vizitat në Kosovë të parlamentarëve të huaj në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe.
• Të ndjekë aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera.
• Të bashkëpunuar me përgjegjësin e Protokollit për realizimin e aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve dypalëshe.
• Të njoftuar me kohë për aktivitetin dypalësh që do të organizohet, kohën e saktë të qëndrimit, personat që do të udhëtojnë, llojin e dietës, palën që mbulon shpenzimet.
• Të sigurojë që materialet për takimet e Kryetarit të Kuvendit, në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, të përgatiten me cilësi dhe në kohë (të paktën tri ditë para aktivitetit).
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .
Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar, administratë publike, master apo specializim në marrëdhëniet ndërkombëtare,
• Përvojë profesionale në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci,
• Përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe procedurave parlamentare.

Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësi të mira personale dhe profesionale,
- aftësi të përballojë dhe organizoj punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- prirje për zgjidhjen e problemeve, për të vlerësuar faktorët relevantë dhe për të përdorur iniciativën për t'i përshtatur praktikat ekzistuese në situata dhe rrethana të reja;
- aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në nivel të njëjtë, të lartë ose më të ulët si dhe dhënia e këshillave në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për paraqitje është deri më 11.9.2015, deri në orën 16:00.