Lajmet e fundit
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi miratoi Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave
E Enjte, 27.06.2019
Kuvendi i Republikës së Kosovës, mbajti sot seancë të jashtëzakonshme, në të cilën, me 73 vota për dhe asnjë kundër, miratoi Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Paraprakisht, përkrahjen e deputetëve me votë e mori amendamenti i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu, pas tërheqjes së amendamentit të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Përfaqësuesit e grupeve parlamentare theksuan se ky ligj është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e sportit dhe të kulturës njëkohësisht.