Lajmet e fundit

Më 24 dhe 25 korrik, Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

E Marte, 23.07.2019




Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, "Bashkatdhetarët në Kuvend" dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t'i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

 

Më 24 dhe 25 korrik, Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët