Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 03.07.2019
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, ka shqyrtuar draftligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Anëtarët e komisionit i diskutuan gjerësisht disa nga nenet e draftligjit. Vëmendje më së shumti morën nenet 15, 39, dhe 46, me ç'rast kryesisht u shtjellua mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KPM-së dhe buxheti i këtij komisioni.
Në fund të mbledhjes, deputetët u pajtuan që draftligji në fjalë të dërgohet në Qeveri, e më pas të diskutohet për të prapë në mbledhjet e ardhshme të komisionit.