Lajmet e fundit
E Hënë, 25.11.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e re mbahet më 5 dhjetor. Do të ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, do të shqyrtohen dy projektligje dhe një raport komisioni. Miratohen kërkesat për dy debate parlamentare në Kuvend. lexo më shumë
Nesër, në Kuvendin e Kosovës mbahet ceremonia zyrtare e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për vitin 2012. lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
Përkrahet raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-220 për investimet e huaja. Komisioni formoi grupe pune për shqyrtim të tri projektligjeve lexo më shumë
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri, merr pjesë në Konferencën e tetë të COSAP-it në Shkup
Z. Haziri ka parashtruar kërkesën formale tek nikoqiri i kësaj Konference për anëtarësimin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës në COSAP, e cila është duke u shqyrtuar sipas agjendës Në këtë konferencë diskutohet për proceset integruese të vendeve aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian lexo më shumë