Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 29.01.2014




Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan këto dy p/ligje: P/ligji nr. 04/L-230 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK, dhe P/ligji nr. 04/L-226 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-226 për Mbrojtjen e Konkurrencës me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri , si dhe Raporti me rekomandime për P/ligjin nr. 04/L-197 për kemikatet me amendamentet të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari dhe Planifikim Hapësinor.
Pas debatit gjithëpërfshirës anëtaret e Komisionit e përkrahën procedimin e tre p/ligjeve në Kuvend të Republikës së Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim