Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen e deputetit të Legjislaturës së Parë, prof. dr. Ali Jakupi
E Hënë, 09.12.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Jakupi, me këtë përmbajtje:"
E nderuara familje Jakupi,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e profesorit të çmuar,dr. Ali Jakupi.
Vdekja e Ali Jakupit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për qytetarët e Kosovës.
Ali Jakupi me punën e tij të palodhshme dha kontribut të çmuar në fushën e legjislacionit të vendit tonë, si deputet i Legjislaturës së Parë. Ai gjithashtu dha kontribut të çmuar edhe si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.