Lajmet e fundit
Më 16 tetor,do të shënohet Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
E Hënë, 14.10.2013
Të mërkurën, më 16 tetor 2013, do të mbahet tryeza e rrumbullakët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë,në të cilën fjalën përshëndetëse do ta mbajë kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Në këtë tryezë do të marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare,kryetarë të komisioneve, deputetë etj .
Tryeza mbahet në sallën C- 301 të Kuvendit të Kosovës,duke filluar nga ora 10.