Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim është takuar me deputetët e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë
E Marte, 01.10.2013
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, u takuan sot me deputetët e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, që i përfaqësonte z. Ivan Stefanec.
Në takimin e lartpërmendur, z. Ivan Stefanec, duke falënderuar për pritjen anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, theksoi arsyet për të vizituar Kosovën, duke theksuar interesimin për pozitën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, integrimin e komuniteteve kombëtare që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, rolin e Komisionit për Komunitete dhe vendeve të rezervuara e të garantuara në strukturën e Kuvendit të Kosovës si dhe për rolin e Komisionit për Komunitete për mbrojtjen e interesave të tyre përmes legjislacionit.
Në vazhdim kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, zonja Jasmina Zhivkoviq, informojë deputetët e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, për rolin e Komisionit për shqyrtimin e projektligjeve, për monitorimin e ligjeve të caktuara në teren si dhe për strategjinë dhe fushëveprimin e këtij komisioni. Në vazhdim të takimit, kryetarja ka theksuar se të gjitha komunitetet janë të interesuara që edhe në mandatet e ardhshme të kenë të rezervuar vendet dhe se përfaqësuesit e komuniteteve dëshirojnë që më shum të jenë të përfaqësuar në të gjitha sferat e jetës.
Në fund të takimit anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim janë përgjigjur në pyetje të shumta të cilat i kanë parashtruar deputetët e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, përkitazi me rolin e Komisionit për Komunitete dhe vendeve të rezervuara e të garantuara në strukturën e Kuvendit të Kosovës si dhe për rolin e Komisionit për Komunitete për mbrojtjen e interesave të tyre përmes legjislacionit.