Lajmet e fundit
Nga vizita në Turqi e Komisionit për Punë të Brendshme...
E Premte, 26.04.2019
Komisioni për Pune të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, po qëndron për vizitë zyrtare në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë.
Gjate vizitës komisioni ka pasur takime me Kryetarin e Komisionit për Mbrojtën Kombëtar të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İsmet Yılmaz, me Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes, me Zafer Işık, ryetari i Grupit Miqësisë Turqi- Kosovë në Kuvendin e Turqisë, me Selami Altinok, kryetar i Komisionit per Siguri dhe Inteligjence dhe Sadi Bilgiç, nënkryetar i Kuvendit turk.
Gjatë takimeve është diskutuar për bashkëpunimin ndëparlamentar, ekonomik, në fushën e sigurisë, diplomacisë etj.
Në të gjitha takimet është konfirmuar mbështetja për Kosovën në të gjitha fushat.