Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Marte, 23.04.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, u shqyrtua raporti vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2018. Pas shqyrtimit raporti mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit dhe procedohet në seancë plenare.
Po ashtu, Komisioni shqyrtoi edhe nismën legjislative për Komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas diskutimit të këtij draft-ligji, Komisioni miratoi atë, ndërkaq u sqarua se kjo çështje do të procedohet për mendim në qeveri.
Në vijim, komisioni diskutoi edhe një varg çështjesh tjera që bien në fushëveprimin e Komisionit, ndërkaq u dakordua që të realizojë një vizitë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së