Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Premte, 05.04.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga zv/kryetari i parë, Rexhep Selimi, u shqyrtua raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratit Policor të Kosovës. Me këtë rast, u sqarua se grupi punues i Komisionit ka konstatuar një varg shkeljesh ligjore në IPK.
Pas një diskutimi të gjerë lidhur me këtë raport, Komisioni me shumicë votash përkrahu atë dhe procedoi në seancë plenare për shqyrtim.

Tutje, Komisioni formoi panelin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së