Lajmet e fundit
Njoftim për media
E Mërkure, 03.04.2019
Sot, më 3 prill 2019, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet tryezë për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, i propozuar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, mbështetur nga 80 deputetë dhe i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Koha: 13:00
Vendi: Salla C-405, Kuvendi i Kosovës
Të ftuar në panel janë: Hilmi Jashari - Avokat i Popullit, Igballe Rogova - Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Mexhide Mjaku-Topalli - Kryetare e Bordit të Grupi të Grave Deputete.
Jeni të mirëseardhur!