Lajmet e fundit

Fushë-Kosova, vendtakimi i radhës i deputetëve me qytetarë

E Marte, 02.04.2019




Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.

Gjatë takimeve publike nëpër qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Fushë-Kosovës, të mërkurën, më 3 prill 2019.

Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës: Doruntinë Maloku-Kastrati - LDK, Flora Brovina - PDK, Fitore Pacolli - Dalipi - LVV, Ahmet Isufi - AAK, Shqipe Pantina - PSD dhe Haxhi Shala - Nisma.