Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Premte, 29.03.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017.
Lidhur me këtë raport, sqarime para anëtarëve të Komisionit dha Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ndërkaq, Selmanaj mes tjerash sqaroi se raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, është me vlerësim të mirë dhe me opinion të pamodifikuar. Ai po ashtu kërkoi një sërë sqarimesh për të gjeturat dhe në çështjet që ka adresuar ZKA. Sekretari Krasniqi dha sqarimet e nevojshme në pyetjet e anëtarëve të komisionit.
Më pas, Komisioni filloi trajtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për vitin 2018. Ndërkohë, u shpërnda përfundimi i Kryesisë së Kuvendit, sipas të cilit, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike duhet ta shqyrtojë raportin pas shqyrtimit të tij nga ana e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në fund, Komisioni diskutoi edhe lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, ndërsa u dakordua edhe lidhur me planin e punës për këtë çështje, si dhe u theksua fakti që në grup pune do të jenë të përfshirë të gjithë anëtarët e komisionit.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike