Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Enjte, 28.03.2019
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka vendosur që Kuvendi të mbajë sot dy seanca të jashtëzakonshme.
Sipas kërkesës së 42 deputetëve, Kuvendi do të mblidhet në seancë në orën 11:00 për të debatuar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore, prej 14 - 1 shkurt 2019.
Në orën 14:00, ndërkaq, Kuvendi do të mbajë po ashtu seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit.