Lajmet e fundit
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme
E Enjte, 21.03.2019
Të premten, më 22. 03. 2019, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.
Koha: 10:30
Vendi: Salla C-301
Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.
Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues.