Lajmet e fundit

Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 20.03.2019




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mbajti sot mbledhjen e radhës, ku anëtarët e Komisionit u informuan nga kryetarja, Besa Baftiu, rreth informatës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me gripin sezonal në Kosovë.
Përgjithësisht deputetët u shprehën të indinjuar rreth gjendjes së Shërbimit Spitalor pasi është e pafalshme humbja e jetës të 13 pacientëve dhe midis tyre edhe një punonjëse e shërbimit spitalor, për shkak të gripit. Ata e konsideruan të pafalshme mungesën e Tamiflys në treg dhe neglizhuese informimin e popullsisë për vaksinim, kryesisht për pacientët me sëmundje të ndryshme, të mushkrive dhe fëmijëve që lehtë preken nga gripi.
Më pas, kryetarja e komisionit, i informoi anëtarët rreth themelimit të Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe përbërjen e tij, i cili do të drejtohet nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ku të gjithë anëtarët e komisionit do të jenë anëtar të këtij këshilli.

Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale