Lajmet e fundit

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Hënë, 04.03.2019




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mbajti sot, Dëgjim Publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social.
Në këtë dëgjim publik përfaqësues të odave, institucioneve dhe anëtarëve të KES-it theksuan se tre probleme janë shfaqur si mangësi; Financimi, përfaqësimi dhe sekretaria, të cilat Ligji aktual për Këshillin Ekonomik-Social në Kosovë i ka. Nga ministria Punës dhe Mirëqenies Sociale që e ka sponsorizuar këtë ligj janë kërkuar specifikime për kriteret e përfaqësimit dhe financimin e Këshillit Ekonomik-Social dhe për këtë janë paraparë edhe ndryshimi i disa neneve të ligjit. Ndaj ky projektligj duhet ti specifikoj më mirë kriteret nga ana e punëdhënësve dhe punëmarrësve pasi temat që diskutohen në Këshillin Ekonomik janë tema të nivelit nacional dhe prekin të gjithë punëtorinë e Kosovës.
Nga Sindikata e Pavarur e KES-it u kërkua që përfaqësimi i partnerëve të jetë ashtu siç ka qenë. Ligji është bërë në konsultim me Bashkimin Evropian, si ligj konfederal pasi vete sindikatat kanë tri nivele përfaqësimi.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës u kërkua se duhet të ketë kritere strikte të përfaqësimit në Këshillin Ekonomik-Social. Që të përfaqësojnë politikat, konfederatat dhe shoqatat duhet të argumentojnë me numrin e anëtarëve dhe organizatat e tyre të jenë të anëtarësuara, siç është Oda Ekonomike në organizata evropiane dhe ndërkombëtare.
Në përfundim kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, theksoi se ligji duhet të specifikojë edhe mënyrën e financimit të KES-it.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale