Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, takoi Drejtoren e Edukimit Internacional për Evropen, Susan Flocken

E Marte, 26.02.2019




Në kuadër të vizitës në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, drejtorja e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken, zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit në Shqipëri, Nevruz Kaptelli, dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kryetari Kurteshi e njoftoi drejtoren Suzan Flocken për angazhimet dhe aktivitetet e komisionit, si dhe përpjekjet e ngritjes së cilësisë në arsim.

Nga ana e saj Flocken, bëri të ditur se është e përkushtuar që të bashkëpunojë me institucionet e arsimit dhe në të njëjtën kohë është duke bërë fushatë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Po ashtu, Flockën theksoi se është duke bërë përpjekje për ngritjen e buxhetit të Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

 

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, takoi Drejtoren e Edukimit Internacional për Evropen, Susan Flocken